مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا ۖ وَمَنْ جَاءَ بِالسَّيِّئَةِ فَلَا يُجْزَىٰ إِلَّا مِثْلَهَا وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ
Sherif Ahmeti
Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë.
Feti Mehdiu
Kush bënë një vepër të mirë i ka dhjetë sikur ajo, por kush bënë vepër të keqe do të shpërblehet vetëm aq sa e ka bërë, as atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi.
Efendi Nahi
Kush punon vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetë fish. Kush punon vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas mëkatit, dhe atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie.