وَهُوَ الَّذِي جَعَلَكُمْ خَلَائِفَ الْأَرْضِ وَرَفَعَ بَعْضَكُمْ فَوْقَ بَعْضٍ دَرَجَاتٍ لِيَبْلُوَكُمْ فِي مَا آتَاكُمْ ۗ إِنَّ رَبَّكَ سَرِيعُ الْعِقَابِ وَإِنَّهُ لَغَفُورٌ رَحِيمٌ
Sherif Ahmeti
Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartëdisa nga ju mbi të tjerët, për t’ju sprovuar në atë që u dha. All-llahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues.
Feti Mehdiu
Ai është i cili bënë që në tokë të ndërroni njëri-tjetrin, dhe Ai juve ju ngrit disave nga të tjerët, sipas pozitave, për t’iu sprovuar në atë çka ju jep. Zoti yt, njëmend, është i shpejtë në dënim, por Ai, me të vërtetë, edhe fal dhe është mëshirëplotë.
Efendi Nahi
Ai bën që ta ndërroni njëri-tjetrin në Tokë dhe Ai ju ngritë nëpër pozita disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju provuar për atë që ju ka dhënë. Me të vërtetë, Zoti yt, është i shpejtë në dënim, por me të vërtetë, është edhe falës e mëshirues.