وَهُوَ الْقَاهِرُ فَوْقَ عِبَادِهِ ۖ وَيُرْسِلُ عَلَيْكُمْ حَفَظَةً حَتَّىٰ إِذَا جَاءَ أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ تَوَفَّتْهُ رُسُلُنَا وَهُمْ لَا يُفَرِّطُونَ
Sherif Ahmeti
Vetëm Ai është mbizotërues ndaj robërve të vet. Ndaj juve dërgon rojë (cakton engjëj) derisa kur t’i vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë (të tjerë) dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi.
Feti Mehdiu
Ai i sundon robërit e vet dhe ju dërgon rojtarë; deri sa dikujt prej jush i vjen vdekja, e atij të deleguarit tanë ia marrin shpirtin. Ata nuk bëjnë lëshime.
Efendi Nahi
Ai sundon mbi robërit e vet dhe ju dërgon rojtarë; kur njërit nga ju i vie vdekja, të dërguarit tanë (engjëjt) e bëjnë të vdekur (ia marrin shpirtin), duke mos bërë kurrfarë lëshimi (pa përjashtim).