قُلْ هُوَ الْقَادِرُ عَلَىٰ أَنْ يَبْعَثَ عَلَيْكُمْ عَذَابًا مِنْ فَوْقِكُمْ أَوْ مِنْ تَحْتِ أَرْجُلِكُمْ أَوْ يَلْبِسَكُمْ شِيَعًا وَيُذِيقَ بَعْضَكُمْ بَأْسَ بَعْضٍ ۗ انْظُرْ كَيْفَ نُصَرِّفُ الْآيَاتِ لَعَلَّهُمْ يَفْقَهُونَ
Sherif Ahmeti
Thuaj: “Ai ka fuqi (t’ju shpëtojë, por edhe) t’ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t’ju ndaj në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kptojnë”.
Feti Mehdiu
Thuaj: “Ai ka mundësi të dërgojë kundër jush një dënim përmbi ju ose nën këmbët tuaja, ose t’ju ndajë në fraksione dhe të shijoni të keqen e njëri-tjetrit”. Shiko si po i shpalojmë argumentet, ndoshta e marrin vesh!
Efendi Nahi
Thuaj: “Ai është i fuqishëm t’ju ndëshkojë prej së larti ose nën këmbët tuaja, ose t’ju ndajë në grupe, e njëri-tjetrit t’ia tregoni fuqinë (në luftë në mes veti). Shih si ua shpjegojm Na dokumentet, që të kuptojnë ata!