قُلْ أَنَدْعُو مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَنْفَعُنَا وَلَا يَضُرُّنَا وَنُرَدُّ عَلَىٰ أَعْقَابِنَا بَعْدَ إِذْ هَدَانَا اللَّهُ كَالَّذِي اسْتَهْوَتْهُ الشَّيَاطِينُ فِي الْأَرْضِ حَيْرَانَ لَهُ أَصْحَابٌ يَدْعُونَهُ إِلَى الْهُدَى ائْتِنَا ۗ قُلْ إِنَّ هُدَى اللَّهِ هُوَ الْهُدَىٰ ۖ وَأُمِرْنَا لِنُسْلِمَ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ
Sherif Ahmeti
Thuaj: “A pos All-llahut të adhurojmë çka nuk na sjell as dobi as dëm dhe të kthehemi mbrapa (në kufur) pasi që All-llahu na vuri në rrugë të drejtë? Dhe atëherë të bëhemi sikur ai, të cilin djallëzit e kanë rrëmbyer (e kanë hedhur) në tokë (në një humnerë) e lënë të hutuar që, edhe pse ai ka shokë që e thërrasin në rrugë të drejtë (i thonë): “Eja te ne” (ai nuk përgjigjet). Thuaj: “I vetmi udhëzim është ai udhëzimi i All-llahut, dhe se jemi urdhëruar që t’i dorëzohemi zotit të botëve.
Feti Mehdiu
Thuaj: “A në vend të All-llahut të lusim atë që nuk mund të na bëjë as dobi e as dëm e të kthehemi gjurmëve tona – pasi na ka udhëzuar All-llahu! – sikur ai të cilin në tokë e ka mashtruar djalli dhe është shashtrisur. Ka shokë që thërrasin në rrugë të drejtë: “Eja tek ne!” Thuaj: “Udhëzimi i All-llahut është udhëzim. Ne jemi të urdhëruar t’i dorëzohemi Zotit të botërave.
Efendi Nahi
Thuaj: “A ta adhurojmë dike tjetër përveç Perëndisë, atë që nuk na sjell dobi as dëm, e të kthehemi kah thëmbrat tona (në humbje), pasi që Perëndia na udhëzoi në rrugë të drejtë? (E, të bëhemi si ai) që e kanë trullosur djajtë në Tokë e ai mbeti i humbur; e të cilin shokët e tij e thirrin në rrugën e drejtë: “Eja tek ne!” (E, ai nuk përgjigjet). Thuaj: “Rruga e Perëndisë – është e vetmja rrugë e drejtë, dhe neve jemi të urdhëruar t’i bindemi Zotit të gjithësisë”.
: