فَلَمَّا رَأَى الْقَمَرَ بَازِغًا قَالَ هَٰذَا رَبِّي ۖ فَلَمَّا أَفَلَ قَالَ لَئِنْ لَمْ يَهْدِنِي رَبِّي لَأَكُونَنَّ مِنَ الْقَوْمِ الضَّالِّينَ
Sherif Ahmeti
Kur e pa hënën të posa tha: “Ky është Zoti im! e kur perëndoi ajo, tha: Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur!”
Feti Mehdiu
E kur e pa hënën që po del tha: “Kjo është Zoti im!” E pasi që edhe ajo perëndoi, ky tha: “Nëse Zoti im nuk më drejton në rrugë të drejtë, unë me siguri do të jem nga ata që kanë dështuar”.
Efendi Nahi
E, kur vërejti Hënën duke lindur, tha: “Ky është Zoti im!” E, pasi perëndoi ajo, ai tha: “Nëse Zoti im nuk më udhëzon në rrugën e mbarë, me siguri do të bëhem njeri nga të humburit”.
: