وَحَاجَّهُ قَوْمُهُ ۚ قَالَ أَتُحَاجُّونِّي فِي اللَّهِ وَقَدْ هَدَانِ ۚ وَلَا أَخَافُ مَا تُشْرِكُونَ بِهِ إِلَّا أَنْ يَشَاءَ رَبِّي شَيْئًا ۗ وَسِعَ رَبِّي كُلَّ شَيْءٍ عِلْمًا ۗ أَفَلَا تَتَذَكَّرُونَ
Sherif Ahmeti
Po atë e (me Ibrahimin) polemizoi populli i tij e ai tha: “A polemizoni me mua, rreth All-llahut e Ai më udhëzoi?” Unë nuk u frikohem atyre që ju ia bëni shok, vetëm nëse Zoti im do ndonjë send (të më godas, ai më godet). Me dijen e Tij Zoti im ka përfshirë çdo send, a nuk e merrni me mend?”
Feti Mehdiu
Dhe populli atij i kundëdrshtoi. Ai tha: “A të polemizoni me mua për All-llahun, e mua Ai më udhëzoi? Unë nuk u frikësohem atyre që ju i bëni shokë atij, me përjashtim nëse Zoti im dëshiron diçka. Zoti im ngërthen çdo send me dijeni të vet. A nuk mblidhni mendjen?
Efendi Nahi
Dhe populli i tij polemizoi me te (lidhur për njësimin e Perëndisë). Ai tha: “A mos vallë ju dëshironi të pelemizoni me mua për Perëndinë, e ai më ka udhëzuar në rrugën e drejtë. Unë nuk frikësohem prej putash që veni ju shoq atij. (Unë nuk frikohem prej asgjëje), përveç nëse don Perëndia të më shkaktojë ndonjë katastrofë. Zoti im, me dijeninë e vet e ka përfshirë çdo gjë. A nuk po mendoni?