وَوَهَبْنَا لَهُ إِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ ۚ كُلًّا هَدَيْنَا ۚ وَنُوحًا هَدَيْنَا مِنْ قَبْلُ ۖ وَمِنْ ذُرِّيَّتِهِ دَاوُودَ وَسُلَيْمَانَ وَأَيُّوبَ وَيُوسُفَ وَمُوسَىٰ وَهَارُونَ ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ
Sherif Ahmeti
Ne atij (Ibrahimit) i falëm Is-hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësat.
Feti Mehdiu
Dhe ne i falëm Is-hakun dhe Jakubin. Secilin e kemi udhëzuar – ndërkaq Nuhin patëm udhëzuar qysh më parë – dhe nga pasardhësit e tij Davudin dhe Sulejmanin, edhe Ejubin, dhe Jusufin, Musën, dhe Harunin. Ashtu ne i shpërblejmë ata të cilët bëjnë vepra të mira.
Efendi Nahi
Na ia dhuruam atij (Ibrahimit) Is’hakun dhe Jakubin. Të dy këta i kemi udhëzuar në rrugë të drejtë. Dhe Nuhun e patëm udhëzuar më parë në rrugë të drejtë, e nga pasardhësit e tij: Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain, dhe Harunin. Dhe kështu Ne i shpërblejmë bamirësit –
: