وَهَٰذَا كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ مُبَارَكٌ مُصَدِّقُ الَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ وَلِتُنْذِرَ أُمَّ الْقُرَىٰ وَمَنْ حَوْلَهَا ۚ وَالَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ يُؤْمِنُونَ بِهِ ۖ وَهُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ
Sherif Ahmeti
Edhe ky (Kur’an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes, e që t’i tërheqesh vërejtjen nënës së fshatrave (të banorëve mekas) dhe atyre përrreth saj (mbarë botës). Ata që e besojnë Ahiretin, besojnë në të (Kur’anin), ata edhe e falin namazin rregullisht.
Feti Mehdiu
Kurse ky është një Libër, që e shpallëm, i bekuar që e vërteton atë përpara tij dhe që t’u tërheqësh vërejtjen Mekkes dhe botës përreth. Edhe ata që i besojnë botës tjetër i besojnë atij, dhe kujdesen për ta ruajtur kohën e namazeve të tyre.
Efendi Nahi
Ky Libër (Kur’ani), që ta kemi shpallur ty, është i madhërishëm, vërtetues i atij që gjendet para jush (Teurati), dhe frikësues i Ummul kuras (popullit të Mekkes) dhe atyre që gjenden rreth saj. Ata që besojnë në jetën e ardhshme besojnë edhe në të (Kur’an) dhe ata kujdesen për kryerjen e namazit të tyre.
: