إِنَّ اللَّهَ فَالِقُ الْحَبِّ وَالنَّوَىٰ ۖ يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَمُخْرِجُ الْمَيِّتِ مِنَ الْحَيِّ ۚ ذَٰلِكُمُ اللَّهُ ۖ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ
Sherif Ahmeti
S’ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës). Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe Aiështë nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)?
Feti Mehdiu
Me të vërtetë All-llahu bënë që kokrra dhe bërthama të mbijë. Nga jo e gjalla nxjerr të gjallën, kurse nga e gjalla bënë jo të gjallën. Ai është All-llahu, e ju, kah po ia mbani?
Efendi Nahi
Me të vërtetë, Perëndia është Ai që farën dhe bërthamën e bën të shpërthejë (të mugullojë). Ai, e nxjerr të gjallin prej të vdekurit dhe është nxjerrës i të vdekurit prej të gjallit. Ky është Perëndia. E ku po zmbrapseni ju (prej të vërtetës).
: