وَهُوَ الَّذِي أَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجْنَا بِهِ نَبَاتَ كُلِّ شَيْءٍ فَأَخْرَجْنَا مِنْهُ خَضِرًا نُخْرِجُ مِنْهُ حَبًّا مُتَرَاكِبًا وَمِنَ النَّخْلِ مِنْ طَلْعِهَا قِنْوَانٌ دَانِيَةٌ وَجَنَّاتٍ مِنْ أَعْنَابٍ وَالزَّيْتُونَ وَالرُّمَّانَ مُشْتَبِهًا وَغَيْرَ مُتَشَابِهٍ ۗ انْظُرُوا إِلَىٰ ثَمَرِهِ إِذَا أَثْمَرَ وَيَنْعِهِ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكُمْ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ
Sherif Ahmeti
Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjajshme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.
Feti Mehdiu
Ai është i cili lëshon nga qielli ujin e mandej bëjmë që me anë të tij të mbinë të gjitha llojet e bimëve dhe prej tij rriten gjelbërime, që bëjnë kallinj me kokrra plot, kurse nga trupat e pemëve, prej majave të tyre, varet fruti që është lehtë të vilet, dhe kopshte me hardhije me ullinj edhe kaça, të ngjashme dhe të ndryshme. Shikoni pra frutet e tyre kur formohen dhe kur piqen. Me të vërtetë në këtë ka argumente për njerëzit që besojnë.
Efendi Nahi
Dhe Ai është që ka zbritur ujin nga qielli, me të cilin nxjerrim çdo lloj bime dhe me te rritet gjelbërimi, e nga ky nxjerrim kokërrat e dendura; dhe prej palmës së hurmës, nxjerrim nga majat e saj, kalaveshat e ulët; dhe nxjerrim kopshtije rrushi, ulliri dhe shege, disa janë të ngjashme me njëra-tjetrën e disa jo. Vështroni frutet e tyre kur lidhin dhe piqen. Në to, me të vërtetë, ka argumente, për ata njerëz që besojnë.