يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا عَدُوِّي وَعَدُوَّكُمْ أَوْلِيَاءَ تُلْقُونَ إِلَيْهِمْ بِالْمَوَدَّةِ وَقَدْ كَفَرُوا بِمَا جَاءَكُمْ مِنَ الْحَقِّ يُخْرِجُونَ الرَّسُولَ وَإِيَّاكُمْ ۙ أَنْ تُؤْمِنُوا بِاللَّهِ رَبِّكُمْ إِنْ كُنْتُمْ خَرَجْتُمْ جِهَادًا فِي سَبِيلِي وَابْتِغَاءَ مَرْضَاتِي ۚ تُسِرُّونَ إِلَيْهِمْ بِالْمَوَدَّةِ وَأَنَا أَعْلَمُ بِمَا أَخْفَيْتُمْ وَمَا أَعْلَنْتُمْ ۚ وَمَنْ يَفْعَلْهُ مِنْكُمْ فَقَدْ ضَلَّ سَوَاءَ السَّبِيلِ
Sherif Ahmeti
O ju që besuat, nëse keni dalë (prej vendlindjes) për hirë të luftës për rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve. Ata e dëbojnë të dërguarin dhe ju, sespe i besoni All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqësi, po Unë më së miri e di atë që e keni fshehur dhe atë që e keni publikuar. Ai që punon ashtu nga pala juaj, ia e ka humbur rrugën e drejtë.
Feti Mehdiu
O besimtarë, mos e merrni përmik armikun tim dhe tuajin duke u shprehur dashuri e ata mohojnë të vërtetënn që ju ka ardhur juve. Ata e përzënë Profetin edhe juve që i besoni All-llahut, Zotit tuaj. E nëse dilni për të luftuar në rrugën time dhe për të lypur kënaqësinë time, atyre ju shprehni dashuri fshehtazi kurse unë e di se çka fshihni dhe çka shpallni haptazi. Dhe kushdo prej jush që vepron ashtu, ai ka humbur rrugën e drejtë.
Efendi Nahi
O besimtarë, mos e konsideroni armikun Tim dhe tuajin për dashamir; ju po shprehni dashuri ndaj tyre, kurse ata, me të vërtetë, kanë mohuar të drejtën që u ka ardhur juve, e dëbuan Profetin dhe juve, vetëm se besonit në Perëndinë, Zotin tuaj (mos i bëni ata dashamirë), në qoftë se jeni (keni dalë) luftëtarë në rrugën Time dhe për kënaqësinë Time. Ju fshehurazi i shfaqni atyre dashuri, por Unë di edhe atë që fshini dhe atë që punoni haptazi. Ai prej jush, i cili armikun e bën dashamir, ai ka devijuar rrugën e drejtë.