يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا جَاءَكُمُ الْمُؤْمِنَاتُ مُهَاجِرَاتٍ فَامْتَحِنُوهُنَّ ۖ اللَّهُ أَعْلَمُ بِإِيمَانِهِنَّ ۖ فَإِنْ عَلِمْتُمُوهُنَّ مُؤْمِنَاتٍ فَلَا تَرْجِعُوهُنَّ إِلَى الْكُفَّارِ ۖ لَا هُنَّ حِلٌّ لَهُمْ وَلَا هُمْ يَحِلُّونَ لَهُنَّ ۖ وَآتُوهُمْ مَا أَنْفَقُوا ۚ وَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ أَنْ تَنْكِحُوهُنَّ إِذَا آتَيْتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ ۚ وَلَا تُمْسِكُوا بِعِصَمِ الْكَوَافِرِ وَاسْأَلُوا مَا أَنْفَقْتُمْ وَلْيَسْأَلُوا مَا أَنْفَقُوا ۚ ذَٰلِكُمْ حُكْمُ اللَّهِ ۖ يَحْكُمُ بَيْنَكُمْ ۚ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ
Sherif Ahmeti
O ju që besuat, kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura (prej Mekes), provoni besnikërinë e tyre, ndonëse All-llahu di më së miri për besimin e tyre; nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë, mos i ktheni ato te jobesimtarët, pse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to, e ju jepnu atyre (jobesimtarëve) atë që kanë shpenzuar për to (në emër të kororëzimit). Ju nuk keni pengesë të martoheni me to, pasi t’ua jepni vlerën e kurorës. Mos i mbani nën kurorë, idhujtaret por kërkoni (prej idhujtarëve mekas) atë që keni shpenzuar për to, dhe ata le të kërkojnë (prej jush besimtarë) atë që kanë shpenzuar. Këto janë dispozita të All-llahut me të cilat Ai gjykon ndërmjet jush; All-llahu është më i dijshmi, më i informuari.
Feti Mehdiu
O besimtarë! Kur t’iu vijnë besimtaret si emigrante, ju verifikoni ato, por All-llahu e di më së miri besimin e tyre. Nëse i njihni si sesimtare, mos ua ktheni mosbesimtarëve. Ato nuk u lejohen atyre as ata u lejohen këtyre. Jepnu atë që kanë shpenzuar dhe nuk e keni mëkat të kurorëzoheni me ato pasi që t’iu jepni mehrin. Mos i mbani politeistet nën kurorë! Kërkoni atë çka e keni dhënë, por edhe ata le të kërkojnë çka kanë shpenzuar. Ai është gjykim i All-llahut. Ai gjykon ndërmjet jush. All-llahu është shumë i dijshëm e i urtë.
Efendi Nahi
O besimtarë, kur u vijnë juve besimtaret emigrante, provoni (besimin) tek ato, - e Perëndia më së miri e di besimin e tyre. Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te pabesimtarët: Ato nuk u lejohen atyre, si dhe as ata nuk janë të lejueshëm për to. Jepni shpenzimet e bëra atyre (jobesimtarëve). Nuk ka pengesë që t’i merrni ju ato për bashkëshorte, pasi t’u jepini dhurata martese. Mos qëndroni në martesë me idhujtare (pagane). Kërkoni atë që keni dhënë (si dhuratë martese), por dhe ata (jobesimtarët) le të kërkojnë atë që kanë dhënë (si dhuratë martese). Ky është gjykimi i Zotit, Ai gjykon në mes jush, e Perëndia di çdo gjë dhe është i Gjithëdijshëm.