يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَوَلَّوْا قَوْمًا غَضِبَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ قَدْ يَئِسُوا مِنَ الْآخِرَةِ كَمَا يَئِسَ الْكُفَّارُ مِنْ أَصْحَابِ الْقُبُورِ
Sherif Ahmeti
O ju që keni besuar, mos u miqësoni me një popull që All-llahu ka shprehur hidhërim kundër tij, popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu si nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë botë, ose në ringjallje (në botën tjetër).
Feti Mehdiu
O besimtarë! Mos merrni për miq një popull tek i cili All-llahu është i hidhëruar. Ata e kanë humbu shpresën për botën e ardhshme, siç e kanë humbur mosbesimtarët (për ringjallje) në ata, të cilët kanë vdekur më përpara.
Efendi Nahi
O besimtarë, mos e bëni mik atë popull, në të cilin Perëndia është i zemëruar, ata e kanë humbur shpresën për jetën tjetër, ashtu sikundër jobesimtarët që e kanë humbur tërë shpresën prej të varrosurve (se do të ringjallen).
: