لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِيهِمْ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَنْ كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ ۚ وَمَنْ يَتَوَلَّ فَإِنَّ اللَّهَ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ
Sherif Ahmeti
Vërtet, për atë që ka shpresë në All-llahun dhe në ditën e gjykimit, ju keni mostër të mirë (te Ibrahimi dhe besimtarët), e kush i bie prapa, le ta dijë se All-llahu është Ai i panevojshmi, i vetvetiu i lavdëruari.
Feti Mehdiu
Pa dyshim tek ata keni pasur shembull të mirë kush shpreson në takimin me All-llahun dhe Ditën e gjykimit, por kush ia kthen shpinën, ani, All-llahu, Ai është me të vërtetë i pasur, i denjë për lavdatë.
Efendi Nahi
Me të vërtetë, ky ka qenë shembull i mirë për ju, për ata që shpresojnë në Perëndinë dhe në Ditën e Kijametit. E kush shmanget, me të vërtetë, Perëndia është i pavarur, Ai meriton tërë falenderimin!