سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
Sherif Ahmeti
All-llahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti.
Feti Mehdiu
All-llahun e lartëson çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, Ai është i fortë, i urtë.
Efendi Nahi
Perëndinë e falenderon çka gjendet në qiej dhe çka gjendet në Tokë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.