يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُونُوا أَنْصَارَ اللَّهِ كَمَا قَالَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ لِلْحَوَارِيِّينَ مَنْ أَنْصَارِي إِلَى اللَّهِ ۖ قَالَ الْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنْصَارُ اللَّهِ ۖ فَآمَنَتْ طَائِفَةٌ مِنْ بَنِي إِسْرَائِيلَ وَكَفَرَتْ طَائِفَةٌ ۖ فَأَيَّدْنَا الَّذِينَ آمَنُوا عَلَىٰ عَدُوِّهِمْ فَأَصْبَحُوا ظَاهِرِينَ
Sherif Ahmeti
O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai biri i Merjemes havarijunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: “Kush është ndihmëtarë imi për në rrugën e All-llahut?” Havarijunët i thanë: “ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!” E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne, ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes.
Feti Mehdiu
O besimtarë, jini ndihmëtarë të All-llahut, siç u pat thënë Isai i biri Merjemes dishepujve: “Kush po më ndihmon për hirë të All-llahut”? “Ne do të ndihmojmë fenë e All-llahut” – i thanë dishepujt. Dhe një grup nga izraelitët e besuan, e një grup tjetër mohuan. Ndërsa ne i përkrahëm ata që besuan kundër armiqëve të tyre dhe dolën ngadhnjimtarë.
Efendi Nahi
O besimtarë, bëhuni ndihmësit e besimit të Perëndisë, ashtu siç u ka thënë Isai, i biri i Merjemës, nxënësve (apostujve të tij): “Kush janë ndihmësit e mi te Perëndia? Apostujt, u përgjegjën: “Ne jemi ndihmësit e Perëndisë!” – Dhe, kanë besuar një grup nga bijtë e Israelit, e një grup tjetër kanë mohuar; - andaj Ne i kemi forcuar (ndihmuar) besimtarët kundër armikut të tyre dhe ata u bënë fitues.
: