وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ يَا قَوْمِ لِمَ تُؤْذُونَنِي وَقَدْ تَعْلَمُونَ أَنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُمْ ۖ فَلَمَّا زَاغُوا أَزَاغَ اللَّهُ قُلُوبَهُمْ ۚ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
Sherif Ahmeti
Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: “O populli imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!” E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahui largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.
Feti Mehdiu
Kur i tha Musa popullit të vet: “O populli im, përse më mundoni kur e dini mirë se unë jam Profeti i All-llahut te ju!” Dhe kur ata ia kthyen shpinën All-llahu i largoi edhe zemrat e tyre se All-llahu nuk drejton në rrugë të drejtë popullin e lig.
Efendi Nahi
Kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, përse po më mundoni, kur mirë e dini se unë jam profeti i Perëndisë te ju!” E, pasi ata u shmangën – Perëndia u shmangu zemrat e tyre; - e Perëndia, nuk e shpie në rrugë të drejtë atë popull që është zhytur në mëkate.
: