هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَىٰ وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ وَلَوْ كَرِهَ الْمُشْرِكُونَ
Sherif Ahmeti
Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.
Feti Mehdiu
Ai është i cili dërgon Profetin e vet me udhëzime dhe fe të vërtetë për ta shquar mbi të gjitha fetë, anipse politeistëve nuk u pëlqen.
Efendi Nahi
Perëndia është Ai, që ka dërguar Profetin e Vet me udhëzim për rrugën e drejtë dhe fenë e vërtetë, për ta ngritur më lartë se të gjitha fetë, edhe nëse e urrejnë paganët.