مَثَلُ الَّذِينَ حُمِّلُوا التَّوْرَاةَ ثُمَّ لَمْ يَحْمِلُوهَا كَمَثَلِ الْحِمَارِ يَحْمِلُ أَسْفَارًا ۚ بِئْسَ مَثَلُ الْقَوْمِ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِ اللَّهِ ۚ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
Sherif Ahmeti
Shembulli i atyre, që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është shembulli indonjë gomari që bart libra. Shembulli i keq, është shembull i popullit që përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtarë.
Feti Mehdiu
Shembulli i atyre që janë ngarkuar të veprojnë me Tevrat dhe nuk kanë vepruar ashtu është si shembulli i gomarit që bart libra. Po sa shembull i keq është ai i popullit që mohon argumentet e All-llahut! All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin kriminel.
Efendi Nahi
Shembulli i atyr që janë obliguar me Teurat e pastaj nuk e kanë zbatuar, i shembëllen gomarit që i bartë librat (por pa dobi). E, sa të këqinj janë ata, të cilët i mohojnë argumentet e Perëndisë! E, Perëndia, nuk e orienton në rrugën e drejtë atë popull që është dhunues (zullumqar).
: