مَا أَصَابَ مِنْ مُصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ ۗ وَمَنْ يُؤْمِنْ بِاللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُ ۚ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send.
Feti Mehdiu
Asnjë fatkeqësi nuk ndodh pa lejen e All-llahut dhe kush i beson All-llahut, Ai do ta udhëzojë zemrën e atij, All-llahu e di mirë çdo send.
Efendi Nahi
Nuk ngjan kurrfarë fatkeqësie pa lejen e Perëndisë, e ai që i beson Perëndisë, ia udhëzon (në rrugë të drejtë) zemrën e tij. Perëndia di mirë çdo gjë.