هُوَ الَّذِي خَلَقَكُمْ فَمِنْكُمْ كَافِرٌ وَمِنْكُمْ مُؤْمِنٌ ۚ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
Sherif Ahmeti
Ai është që u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. All-llahu e sheh shumë mirë atë që e punoni.
Feti Mehdiu
Ai është i cili ju ka krijuar dhe nga ju ka besimtarë dhe mosbesimtarë. Kurse All-llahu sheh mirë se çka punoni.
Efendi Nahi
Ai ju ka krijuar juve, e (ndonjëri) prej jush është mohues, e (disa) prej jush janë besimtarë: Çdo gjë që punoni ju, Perëndia e sheh mirë.