اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ وَمِنَ الْأَرْضِ مِثْلَهُنَّ يَتَنَزَّلُ الْأَمْرُ بَيْنَهُنَّ لِتَعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ وَأَنَّ اللَّهَ قَدْ أَحَاطَ بِكُلِّ شَيْءٍ عِلْمًا
Sherif Ahmeti
All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet.
Feti Mehdiu
All-llahu është Ai i cili ka krijuar shtatë qiej dhe në tokë të ngjashëm me ata (qiejt), urdhëri u referohet tëgjithë atyre për ta ditur se All-llahu ka forcë për çdo send dhe All-llahu me të vërtetë ngërthen dituri për çdo send.
Efendi Nahi
Perëndia është Ai, i cili ka krijuar shtatë qiej dhe aq pjesë të tokës; në to zbatohen urdhërat e Tij, për ta ditur ju, që Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe se, me të vërtetë, dijenia e Perëndisë i ka përfshirë të gjitha!
: