وَاللَّائِي يَئِسْنَ مِنَ الْمَحِيضِ مِنْ نِسَائِكُمْ إِنِ ارْتَبْتُمْ فَعِدَّتُهُنَّ ثَلَاثَةُ أَشْهُرٍ وَاللَّائِي لَمْ يَحِضْنَ ۚ وَأُولَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَنْ يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ ۚ وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مِنْ أَمْرِهِ يُسْرًا
Sherif Ahmeti
E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion. Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin. E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën.
Feti Mehdiu
Kurse, ata, gratë e të cilëve, që nuk e kanë në rregull pastrimin mujor (menstruacionet), në mos e paçi ditur, “iddeti” i tyre është tre muaj, sikurse edhe ato që nuk kanë pasur menstruacion. Shtatzënat presin deri sa të lindin. Kush i ruhet All-llahut, Ai do t’ia lehtësojë punën e tij.
Efendi Nahi
E ato gra tuaja, të cilat kanë humbur shpresën për ciklin e tyre (të grave), nëse dyshoni (për këtë): koha e tyre e pritjes është tre muaj, si dhe tek ato që nuk kanë pasur ciklin mujor të femrave. Kurse, tek ato që janë shtatzënë, afati i tyre (i pritjes) është deri në lindjen e fëmijës. E, kush i druan Perëndisë, Ai ia lehtëson çështjen atij.