وَمَرْيَمَ ابْنَتَ عِمْرَانَ الَّتِي أَحْصَنَتْ فَرْجَهَا فَنَفَخْنَا فِيهِ مِنْ رُوحِنَا وَصَدَّقَتْ بِكَلِمَاتِ رَبِّهَا وَكُتُبِهِ وَكَانَتْ مِنَ الْقَانِتِينَ
Sherif Ahmeti
Edhe Merjemen të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.
Feti Mehdiu
Dhe Merjemen, të bijën e Imranit, e cila e ruajti virgjinitetin e saj, ndërsa ne aty krijuam jetë (mbeti shtatëzanë), u besoi fjalëve dhe librave të Zotit të vet dhe ishte nga ato të përulurat.
Efendi Nahi
dhe, (shembullin) e merjemës, të bijës së Imranit, e cila e ka ruajtur virgjinitetin e saj, e Ne kemi frymëzuar në te, prej Shpirtit Tonë. Ajo u besonte fjalëve të Zotit të saj dhe librave të Tij, dhe ajo ishte nga personat që luteshin shumë.