إِنْ تَتُوبَا إِلَى اللَّهِ فَقَدْ صَغَتْ قُلُوبُكُمَا ۖ وَإِنْ تَظَاهَرَا عَلَيْهِ فَإِنَّ اللَّهَ هُوَ مَوْلَاهُ وَجِبْرِيلُ وَصَالِحُ الْمُؤْمِنِينَ ۖ وَالْمَلَائِكَةُ بَعْدَ ذَٰلِكَ ظَهِيرٌ
Sherif Ahmeti
Nëse ju të dyja pendoheni te All-llahu (është më mirë për ju), sepse se zemrat tuaja tanimë kanë rrëshqitur, e nëse bashkveproni kundër tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm; e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin në ndihmë.
Feti Mehdiu
Nëse ju të dyja pendoheni tek All-llahu, zemrat tuaja janë përulur, e nëse paraqiteni të dyja kundër tij, ani, All-llahu është mbrojtës i tij, edhe Xhibrili edhe besimtarët e ndershëm; e pas kësaj paraqiten edhe të tërë engjujt (si ndihmëtarë).
Efendi Nahi
Nëse ju të dyja pendoheni te Perëndia, se zemrat tuaja kanë anuar (Perëndia ju falë). Nëse ju të dyja bashkoheni kundër tij (kurrgjë nuk mund të arrini), se, me të vërtetë, Perëndia është mbrojtësi i tij, dhe Xhebraili dhe besimtarët e mirë; e pastaj edhe gjithë engjëjt janë përkrahësit e tij.
: