أَفَمَنْ يَمْشِي مُكِبًّا عَلَىٰ وَجْهِهِ أَهْدَىٰ أَمَّنْ يَمْشِي سَوِيًّا عَلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ
Sherif Ahmeti
A është më i udhëzyar ai që ecën i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ecën në pozicion qëndrues rrugës së drejtë?
Feti Mehdiu
A është në rrugë më të drejtë ai i cili ecë me fytyrë rrëshqanas apo ai i cili ecë drejt (vertikalisht) rrugës së drejtë?
Efendi Nahi
Është më mirë ai që shkon rrëshqanas e kokëulur, apo ai që në rrugën e drejtë ecën vertikalisht e ballëlartë?