قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَهْلَكَنِيَ اللَّهُ وَمَنْ مَعِيَ أَوْ رَحِمَنَا فَمَنْ يُجِيرُ الْكَافِرِينَ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ
Sherif Ahmeti
Thuaj: “Më tregoni pra, nëse All-llahu më merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t’i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?”
Feti Mehdiu
Thuaj: “A shihni, nëse All-llahu më zhduk mua dhe ata që janë me mua, apo na mëshiron, mosbesimtarët kush do t’i mbrojë nga vuajtja e padurueshme?”
Efendi Nahi
Thuaj: “Ç’menoni ju, në qoftë se Perëndia më shkatërron mua dhe ata që janë me mua, ose na mëshiron; kush është ai që do t’i mbrojë jobesimtarët nga dënimi i padurueshëm?”