خَاشِعَةً أَبْصَارُهُمْ تَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ ۖ وَقَدْ كَانُوا يُدْعَوْنَ إِلَى السُّجُودِ وَهُمْ سَالِمُونَ
Sherif Ahmeti
Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).
Feti Mehdiu
Me shikime të varura dhe me poshtërsi mbuluar, se kanë qenë të thirrur të bijnë në sexhde deri sa kanë qenë të shëndoshë.
Efendi Nahi
(ata do të jenë) me sy ulur dhe krejtësisht të poshtëruar, - e, me të vërtetë, kanë qenë të ftuar në përulje (sexhde), derisa qenë gjallë dhe shëndoshë.
: