وَإِذْ قِيلَ لَهُمُ اسْكُنُوا هَٰذِهِ الْقَرْيَةَ وَكُلُوا مِنْهَا حَيْثُ شِئْتُمْ وَقُولُوا حِطَّةٌ وَادْخُلُوا الْبَابَ سُجَّدًا نَغْفِرْ لَكُمْ خَطِيئَاتِكُمْ ۚ سَنَزِيدُ الْمُحْسِنِينَ
Sherif Ahmeti
(përkujto edhe këtë) Kur atyre iu tha: “Banoni në këtë fshat (vendbanim) dhe hani nga (frutat e tij) kah të doni e thuani: “Falje” dhe në derë hyni të përulur, se Ne do t’ua shtojmë edhe më punëmirëve!”
Feti Mehdiu
Dhe kur iu tha: “Vendosuni në këtë fshat dhe hani prej nga të duani dhe thuani: “Na fal?! Dhe në derë hyni me përulje, - do t’ua falim mëkatet tuaja. Edhe punëmirëve do t’ua shtojmë”.
Efendi Nahi
(Kujtoju atyre) kur u është thënë: “Vendosuni në këtë vendbanim dhe hani në të si të doni dhe thuani: “Falna mëkatet! Dhe hyni të përulur në derë; e Na do t’u falim mëkatet dhe do t’u shtojmë bamirësve shpërblimin”, -