وَاسْأَلْهُمْ عَنِ الْقَرْيَةِ الَّتِي كَانَتْ حَاضِرَةَ الْبَحْرِ إِذْ يَعْدُونَ فِي السَّبْتِ إِذْ تَأْتِيهِمْ حِيتَانُهُمْ يَوْمَ سَبْتِهِمْ شُرَّعًا وَيَوْمَ لَا يَسْبِتُونَ ۙ لَا تَأْتِيهِمْ ۚ كَذَٰلِكَ نَبْلُوهُمْ بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ
Sherif Ahmeti
Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendi e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase ishin mëkatarë.
Feti Mehdiu
Dhe pyeti ata për fshatin që gjendej buzë detit kur e thyen dispozitën për të shtundën, kur peshqit, para syve të tyre, u vinin deri sa e festonin të shtundën, dhe kur nuk e festonin më, ata nuk u vinin më. Ja, ashtu i kemi vënë në sprovë për shkak se gjithmonë kanë gabuar.
Efendi Nahi
Pyeti ata për qytetin që gjendej në bregdet, kur ata e thyen dispozitën e së shtunës: atë ditë u vinin peshqit me shumicë, e ditëve tjera që nuk i kremtonin, nuk u vinin ata. Kështu, Ne, ata i vënim në provë, sepse vënin mëkate.