فَلَمَّا نَسُوا مَا ذُكِّرُوا بِهِ أَنْجَيْنَا الَّذِينَ يَنْهَوْنَ عَنِ السُّوءِ وَأَخَذْنَا الَّذِينَ ظَلَمُوا بِعَذَابٍ بَئِيسٍ بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ
Sherif Ahmeti
E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqiat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar.
Feti Mehdiu
Dhe kur e harruan atë me çka ishn të qortuar, ne i shpëtuam ata të cilët pengonin nga veprat e këqia, kurse me dënim të rëndë i përfshimë mëkatarët, për shkak se gjithmonë kanë qenë mbrapshtanë.
Efendi Nahi
Dhe kur e harruan atë, për të cilën ishin këshilluar, Na i shpëtuam ata që të tjerët i pengonin nga të këqiat, kurse i ndëshkonim me ndëshkim të ashpër ata që bënin zullum, për shkak të mëkateve të tyre.