وَقَطَّعْنَاهُمْ فِي الْأَرْضِ أُمَمًا ۖ مِنْهُمُ الصَّالِحُونَ وَمِنْهُمْ دُونَ ذَٰلِكَ ۖ وَبَلَوْنَاهُمْ بِالْحَسَنَاتِ وَالسَّيِّئَاتِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ
Sherif Ahmeti
Ne i shpërndajmë ata në grupe nëpër tokë; prej tyre ka të mirë, por edhejo të tillë. Ne i provuam me të mira e me të këqia, në mënyrë që të tërhiqen nga e keqja.
Feti Mehdiu
Dhe ne ata i kemi shpërndarë nëpër tokë si popuj: ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të mirë; dhe ne i kemi sprovuar me të mira edhe me të këqia, ndoshta vijnë në veti!
Efendi Nahi
Dhe Na, i kemi shpërndarë ata në Tokë si popuj: Disa prej tyre janë të mirë e disa jo. Na, i kemi vënë në sprovë ata me gjëra të mria dhe të këqia për (pendim) t’u kthyer.
: