وَإِذْ أَخَذَ رَبُّكَ مِنْ بَنِي آدَمَ مِنْ ظُهُورِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَأَشْهَدَهُمْ عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ ۖ قَالُوا بَلَىٰ ۛ شَهِدْنَا ۛ أَنْ تَقُولُوا يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِنَّا كُنَّا عَنْ هَٰذَا غَافِلِينَ
Sherif Ahmeti
Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shhpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!” Të mos thoni në ditën e kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur.
Feti Mehdiu
dhe kur Zoti yt nga kryqet e të bijve të Admeit nxorri pasardhësit e tyre dhe kërkoi prej tyre të dëshmojnë kundër vetes: “A nuk jam unë Zoti juaj?” “Po, si jo, - thanë ata, - ne dëshmojmë” që të mos thuani në ditën e kijametit “Ne kemi qenë indiferentë ndaj kësaj”.
Efendi Nahi
(Kujtoje) kur Zoti yt – nga korrizi i bijve të Ademit nxori pasardhësit e tyre dhe ata i bëri dëshmitar (të vërtetës) kundër vetes. (Iu tha atyre): “A nuk jam Unë Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, me të vërtetë”. Na ju kemi bërë dëshmitar që të mos thoni në Ditën e Kijametit: “Na për këtë nuk kemi qenë të informuar”.