سَاءَ مَثَلًا الْقَوْمُ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَأَنْفُسَهُمْ كَانُوا يَظْلِمُونَ
Sherif Ahmeti
Shembulli i keq është populli, që përgenjeshtroi faktet Tona dhe e dëmtoi vetveten.
Feti Mehdiu
Njerëzit të cilët nuk pranojnë argumentet tona janë shembull i keq, pra ata bëjnë krim ndaj vetvetes.
Efendi Nahi
I shëmtuar është shembulli i njerëzve që i konsiderojnë gënjeshtra argumentet Tona dhe i bëjnë vetvetes zullum.
: