وَإِذَا لَمْ تَأْتِهِمْ بِآيَةٍ قَالُوا لَوْلَا اجْتَبَيْتَهَا ۚ قُلْ إِنَّمَا أَتَّبِعُ مَا يُوحَىٰ إِلَيَّ مِنْ رَبِّي ۚ هَٰذَا بَصَائِرُ مِنْ رَبِّكُمْ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ
Sherif Ahmeti
Dhe, kur ti nuk u sjell atyre ndonjë mrekulli (që e kërkojnë) thonë: “Përse ti nuk e trilove vetë?” Thuaj “Unë (nuk trilloj) i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im, ky (Kur’ani) është argument (me të cilin ndriçohe zemrat) nga Zoti juaj, është udhërrëfes dhe mëshirë për popullin që beson.
Feti Mehdiu
Kur nuk u sjell asnjë ajet ata thonë: “Pse nuk e bën vetë?” Thuaj: “Unë pasoj vetëm atë çka më shpallet nga Zoti im dhe Juaji. Këto janë gjëra të qarta dhe udhëzime e mëshirë për njerëzit që besojnë.
Efendi Nahi
E nëse nuk iu sjell ndonjë argument, ato thonë: “Ah! Sikur ta trilloje ti vetë!” Thuaj: (o Muhammed!): “Unë shkoj vetëm pas asaj që ma ka shpallur Zoti im”. Këto janë argumente të qarta nga Zoti juaj, udhërrëfim dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.
: