رَبِّ اغْفِرْ لِي وَلِوَالِدَيَّ وَلِمَنْ دَخَلَ بَيْتِيَ مُؤْمِنًا وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ وَلَا تَزِدِ الظَّالِمِينَ إِلَّا تَبَارًا
Sherif Ahmeti
Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë. edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim”.
Feti Mehdiu
Zoti im, më fal mua edhe prindërit e mi, edhe kush ka hyrë në shtëpinë time si besimtar, edhe besimtrët e besimtaret, ndërsa mosbesimtarëve shtojau vetëm shkatërrimin!”
Efendi Nahi
O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, dhe ata të cilët hynë në shtëpinë time si besimtarë, dhe besimtarët e besimtaret, ndërsa zullumqarëve shtoju vetëm shkatërrimin!