وَإِنِّي كُلَّمَا دَعَوْتُهُمْ لِتَغْفِرَ لَهُمْ جَعَلُوا أَصَابِعَهُمْ فِي آذَانِهِمْ وَاسْتَغْشَوْا ثِيَابَهُمْ وَأَصَرُّوا وَاسْتَكْبَرُوا اسْتِكْبَارًا
Sherif Ahmeti
Dhe sa herë që unë i thirritja ata për t’u falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.
Feti Mehdiu
Dhe sa herë që i kam thirrur për t’i falur Ti, fusnin gishtat në vesh dhe mbuloheshin me teshat e tyre; Ishin tepër këmbëngulës dhe mendjemëdhenj të fortë.
Efendi Nahi
E, sa herë që i thërrita (unë) ata (në punë të mbarë), për t’i falur Ti, ata i shtinin gishtërinjtë në veshët e tyre dhe mbuloheshin me petkat e tyre (për të mos më parë) – ishin këmbëngulës dhe shumë mendjemëdhenj.
: