وَمَا جَعَلْنَا أَصْحَابَ النَّارِ إِلَّا مَلَائِكَةً ۙ وَمَا جَعَلْنَا عِدَّتَهُمْ إِلَّا فِتْنَةً لِلَّذِينَ كَفَرُوا لِيَسْتَيْقِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ وَيَزْدَادَ الَّذِينَ آمَنُوا إِيمَانًا ۙ وَلَا يَرْتَابَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ وَالْمُؤْمِنُونَ ۙ وَلِيَقُولَ الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ وَالْكَافِرُونَ مَاذَا أَرَادَ اللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلًا ۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ اللَّهُ مَنْ يَشَاءُ وَيَهْدِي مَنْ يَشَاءُ ۚ وَمَا يَعْلَمُ جُنُودَ رَبِّكَ إِلَّا هُوَ ۚ وَمَا هِيَ إِلَّا ذِكْرَىٰ لِلْبَشَرِ
Sherif Ahmeti
E mbiqëkyrës të zjarrit, Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur’an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet besimi, e atyre që u është dhëmë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim, dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: “çka dashti All-llahu me këtë shembull?” Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz.
Feti Mehdiu
Dhe nuk kemi bërë rojtar të zjarrit tjetër kënd, veç engjujve dhe numrin e tyre e kemi caktuar si sprovë për ata që nuk besojnë, për t’i bindur ata që u është dhënë Libri, kurse ata që besojnë t’u forcohet besimi, ndërsa ata të cilëve u është dhënë Libri dhe besimtarët, të mos dyshojnë, dhe që ata zemrat e të cilëve janë të sëmura, dhe ata që janë mosbesimtarë të thonë: “Çka ka dashur All-llahu me këtë shembull?” Ashtu All-llahu e lë të humbur kë të dojë dhe udhëzon kë të dojë, dhe askush nuk i di ushtritë e Zotit tënd përveç Atij. Kurse ai (Sekari) është vetëm qortim për njerëzimin.
Efendi Nahi
Na, kemi bërë rojtarë të zjarrit (engjëj) dhe kemi caktuar numrin e tyre, vetëm për t’i provuar jobesimtarët; për ‘tu bindur njerëzit, të cilëve, u është dhënë Libri, që t’u shtohet (forcohet) besimi atyre që besojnë, e mos të dyshojnë, ata, të cilëve u është dhënë Libri, - dhe për të thënë ata që janë zemërkëqinj (hipokrit) dhe jobesimtarë: “Ç’ka dashur Zoti (të tregojë) me këtë shembull?” Kështu, Perëndia i lë në hutim (dhe në humbje) ata që do, dhe në rrugë të drejtë e udhëzon atë që don. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Kjo është vetëm këshillë për njerëzit.