فَوَقَاهُمُ اللَّهُ شَرَّ ذَٰلِكَ الْيَوْمِ وَلَقَّاهُمْ نَضْرَةً وَسُرُورًا
Sherif Ahmeti
Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.
Feti Mehdiu
Dhe ata All-llahu i ruan nga e keqja e asaj dite dhe u lëshon atyre butësi e gëzim,
Efendi Nahi
Perëndia i ruan ata nga tmerret e asaj Dite; Ai atyre u jep shkëlqim (në fytyrat e tyre) dhe gëzim,