وَإِذْ زَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ وَقَالَ لَا غَالِبَ لَكُمُ الْيَوْمَ مِنَ النَّاسِ وَإِنِّي جَارٌ لَكُمْ ۖ فَلَمَّا تَرَاءَتِ الْفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ وَقَالَ إِنِّي بَرِيءٌ مِنْكُمْ إِنِّي أَرَىٰ مَا لَا تَرَوْنَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ ۚ وَاللَّهُ شَدِيدُ الْعِقَابِ
Sherif Ahmeti
Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe tha: “S’ka kush që mund t’iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës Juaji!” E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: “Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër.
Feti Mehdiu
Kur djalli ua zbukuroi veprat e tyre dhe u tha: “Sot juve askush nga njerëzit nuk mund t’iu mposhtë, e unë jam fqinji juaj”! Por kur u ndeshën dy grupe kundërshtare, ai u tërhoq prapa dhe u tha: “Unë nuk kamë punë me ju, unë shoh diçka që ju nuk e shihni, unë i frikësohem All-llahut, sepse All-llahu është ndëshkimrëndë”.
Efendi Nahi
(Dhe kujtoje) kur djalli ua zbukuroi veprat atyre e u tha: “Nuk ka kush prej njerëzve sot që mund t’ju mundë dhe unë jam mbrojtësi juaj”. E, kur u ndeshën dy çetat, u zmbraps ai (djalli) kah thembrat e tij, dhe tha: “Unë nuk kam asgjë me ju, unë shoh atë që nuk e shihni ju, dhe unë i frikësohem Perëndisë, sepse Perëndia ndëshkon ashpër.
: