كَدَأْبِ آلِ فِرْعَوْنَ ۙ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ كَذَّبُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ فَأَهْلَكْنَاهُمْ بِذُنُوبِهِمْ وَأَغْرَقْنَا آلَ فِرْعَوْنَ ۚ وَكُلٌّ كَانُوا ظَالِمِينَ
Sherif Ahmeti
Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre.
Feti Mehdiu
Ashtu ndodhi edhe me familjen e Faraonit dhe ata përpara tyre. I përgënjeshtruan argumentet e Zotit të tyre, prandaj, ne, për shkak të gabimeve të tyre, i shkatërruam dhe familjen e Faraonit e përmbytëm. Të gjithë kanë qenë mizorë.
Efendi Nahi
(Sjelljet e tyre) i ngjajnë sjelljeve të ithtarëve të Faraonit dhe të atyre që jetuan para tyre. Ata i përgënjeshtronin argumentet e Zotit të tyre, andaj, për shkak të mëkateve të tyre, Na i kemi shkatërruar dhe fundosur ithtarët e Faraonit, - të gjithë ata kanë qenë zullumqarë.
: