فَكُلُوا مِمَّا غَنِمْتُمْ حَلَالًا طَيِّبًا ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۚ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ
Sherif Ahmeti
Pra, (është e lejuar preja e luftës) hani atë që e fituat me luftë, si të lejuar dhe të mirë, përmbajuni dispozitave të All-llahut se All-llahu është Ai që falë dhe që mëshiron.
Feti Mehdiu
Hani prej asaj që e keni fituar si të lejuar dhe të mirë, dhe frikësohuni All-llahut. All-llahu me të vërtetë fal, Ai është mëshirëplotë.
Efendi Nahi
Hani ushqimet që keni zënë (në luftë), si gjë të lejueshme dhe të bukur, dhe druajuni Perëndisë. – Se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues.