وَالَّذِينَ آمَنُوا مِنْ بَعْدُ وَهَاجَرُوا وَجَاهَدُوا مَعَكُمْ فَأُولَٰئِكَ مِنْكُمْ ۚ وَأُولُو الْأَرْحَامِ بَعْضُهُمْ أَوْلَىٰ بِبَعْضٍ فِي كِتَابِ اللَّهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
Ndërsa edhe ata që besuan më vonë, e që u shpërngulën dhe luftuan së bashku me ju, janë të njejtë me ju (në të drejta). E, (sipas dispozitave), farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit (se sa ensarët e muhaxhirinët). All-llahu di në hollësi për çdo send.
Feti Mehdiu
Kurse ata të cilët besojnë më vonë dhe shpërngulen edhe marrin pjesë në luftë bashkë me ju, edhe ata janë të juajt. Por farefisi, sipas Librit të All-llahut, janë më afër njëri-tjetrit. All-llah, pa dyshim, di çdo send.
Efendi Nahi
E, ata që u bënë besimtarë më vonë, - që emigrojnë dhe luftojnë bashkë me ju, - ata radhiten me ju, kurse ata (besimtarë) që janë në lidhje farefisnore – sipas Librit të Perëndisë – janë më të afërt për njëri-tjetrin. Me të vërtetë, Perëndia është i dijshëm për çdo gjë.