وَآخَرُونَ مُرْجَوْنَ لِأَمْرِ اللَّهِ إِمَّا يُعَذِّبُهُمْ وَإِمَّا يَتُوبُ عَلَيْهِمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ
Sherif Ahmeti
Ka edhe të tjerëqë janë duke pritur urdhërin e All-llahut, a do t’i dënojë apo do t’i falë pas pendimit. All-llahu e di gjendjen e tyre dhe di ç’bën me të.
Feti Mehdiu
Ka edhe të tjerë që janë në dilema a do t’i dënojë All-llahu apo do t’ua falë. All-llahu është i dijshëm e i urtë.
Efendi Nahi
E ka edhe të tjerë, të cilët shpresojnë urdhërin e Perëndisë, - që ose do t’i dënojë ata, ose do t’ua pranojë pendimin – Dhe Perëndia, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.