أَفَمَنْ أَسَّسَ بُنْيَانَهُ عَلَىٰ تَقْوَىٰ مِنَ اللَّهِ وَرِضْوَانٍ خَيْرٌ أَمْ مَنْ أَسَّسَ بُنْيَانَهُ عَلَىٰ شَفَا جُرُفٍ هَارٍ فَانْهَارَ بِهِ فِي نَارِ جَهَنَّمَ ۗ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
Sherif Ahmeti
A është më imirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që në ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e Xhehennemit? All-llahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.
Feti Mehdiu
A është më i mirë, ai i cili themelin e shtëpisë s ëvet e ka vënë nga devotshmëria ndaj All-llahut dhe me dëshirë që t’i bëhet i afërt, apo ai i cili themelin e shtëpisë së vet e ka vënë në buzë të bregut të brejtur nga uji, i cili është shtrembëruar të bjerë bashkë me të në zjarrin e xhehennemit? All-llahu popullin mizor nuk e drejton në rrugë të drejtë.
Efendi Nahi
Cili është më i mirë, - ai që themelet e godinës së vet i vënë në rrugën e Perëndisë dhe kënaqësinë e Tij, apo ai, që, themelet e godinës së tij i vënë në bregun e gërryer, e rrokulliset me të në zjarrin e xhehennemit? – E, perëndia, nuk don ta udhëzojë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.
: