وَمَا كَانَ اسْتِغْفَارُ إِبْرَاهِيمَ لِأَبِيهِ إِلَّا عَنْ مَوْعِدَةٍ وَعَدَهَا إِيَّاهُ فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُ أَنَّهُ عَدُوٌّ لِلَّهِ تَبَرَّأَ مِنْهُ ۚ إِنَّ إِبْرَاهِيمَ لَأَوَّاهٌ حَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet nuk ishte tjetër, pos për shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se ai ishte armik i All-llahut, u largua prej tij. S’ka dyshim, Ibrahimi ishte shumë i ndieshëmë dhe i butë.
Feti Mehdiu
E që Ibrahimi u lut për babën e vet, ajo ishte vetëm nga shkaku që i pat premtuar vetëm atij, dhe sapo iu bë e qartë se ai është armik i All-llahut, hoqi dorë prej tij. Ibrahimi me të vërtetë ishte shumë i prekshëm dhe i butë.
Efendi Nahi
E, kërkesa e Ibrahimit për faljen e babës së tij, ka qenë vetëm për shkak të premtimit që ia kishte dhënë ai (Ibrahimi) atij. Por, kur iu bë e qartë se ai (babai i tij), është armik i Perëndisë, u tërhoq prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte lutës i madh dhe i butë.
: