لَقَدْ تَابَ اللَّهُ عَلَى النَّبِيِّ وَالْمُهَاجِرِينَ وَالْأَنْصَارِ الَّذِينَ اتَّبَعُوهُ فِي سَاعَةِ الْعُسْرَةِ مِنْ بَعْدِ مَا كَادَ يَزِيغُ قُلُوبُ فَرِيقٍ مِنْهُمْ ثُمَّ تَابَ عَلَيْهِمْ ۚ إِنَّهُ بِهِمْ رَءُوفٌ رَحِيمٌ
Sherif Ahmeti
All-llahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve, të cilët në çastin e vështirë shkan pas tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi nga ata, gati u lëkundën, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e tyre) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirshëm ndaj tyre.
Feti Mehdiu
All-llahu ia ka falur Profetit dhe “muhaxhirëve” dhe “ensarëve”, të cilët e pasuan në një moment të vështirë, në kohën kur zemrat e disave prej tyre gati sa nuk u luhatën; Ai pastaj ua fali edhe atyre, sepse Ai ndaj atyre është i butë dhe mëshirëplotë.
Efendi Nahi
Perëndia, me të vërtetë, pranoi pendimin e Pejgamberit, të muhaxhirëve dhe të ensarëve, të cilët shkaun pas atij në çastin e vështirë, pasi që zemrat e disa prej tyre, për një fije qenë afër shmangies, pastaj Perëndia pranoi pendimin e tyre. Se, Ai, me të vërtetë, është i butë dhe i mëshirshëm ndaj tyre.