وَإِذَا مَا أُنْزِلَتْ سُورَةٌ فَمِنْهُمْ مَنْ يَقُولُ أَيُّكُمْ زَادَتْهُ هَٰذِهِ إِيمَانًا ۚ فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا فَزَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَهُمْ يَسْتَبْشِرُونَ
Sherif Ahmeti
E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: “Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?” Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të.
Feti Mehdiu
Dhe kur po shpallet ndonjë sure, ka prej atyre që thonë: “Kujt nga ju ia ka shtuar besimin kjo?” Sa u përket besimtarëve atyre ua ka forcuar besimin dhe ata gëzohen;
Efendi Nahi
E, kur të shpallet ndonjë sure, disa prej tyre thonë: “Kujt prej jush kjo do t’ia shtojë besimn?” Sa i përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin, dhe ata do të gëzohen,