وَإِذَا مَا أُنْزِلَتْ سُورَةٌ نَظَرَ بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ هَلْ يَرَاكُمْ مِنْ أَحَدٍ ثُمَّ انْصَرَفُوا ۚ صَرَفَ اللَّهُ قُلُوبَهُمْ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَفْقَهُونَ
Sherif Ahmeti
E kur zbret ndonjë sure, ata shikojnë njëri-tjetrin (dhe thonë): “A ju pa dikush?” pastaj largohen. All-llahu largoi zemrat e tyre (nga besimi) ngase janë popull që nuk kupton.
Feti Mehdiu
Ndërsa kur po shpallët ndonjë sure vetëm shikohen ndërveti, a ju sheh dikush? E pastaj largohen. All-llahu i lashtë pa përkrahje zemrat e tyre! Për shkak se janë nga ata njerëz që nuk marrin vesh.
Efendi Nahi
E, kur të shpallet ndonjë sure (që i qorton hipokritët), ata shikojnë njëri-tjetrin (dhe thonë): “A po ju sheh ndokush?” pastaj kthehen. Perëndia i shmangë zemrat e tyre, sepse ata janë popull që nuk kuptojnë!
: